Laura Fazliu i sjell medalje Kosovës si dhuratë për 15 vjetorin e Pavarësisë

Xhudistja Laura Fazliu e ka sjellur Kosovës medaljen e bronztë, në Tel Aviv të Izraelit.
Kjo medalje vjen si dhuratë për 15 vjetorin e Pavarësisë, shkruan IndeksOnline.
Fazliu në luftën për vendin e tretë mposhti xhudisten Gili Sharirin, nga Israeli, me Ippon, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Para kësaj ndeshje, xhudistja kosovare në repesazh mposhti kampionen olimpike nga Tokio 2021, francezen Clarisse Agbegnenoun./IndeksOnline/