75 Mall Live Search
19:42 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / S Z

Scholz: Plani franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është përpjekje për t’u bërë më të aftë në aspektin gjeopolitik

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë Konferencës për Siguri në Mynih ka folur për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Scholz ka thënë se propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik.

“Propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik, dhe si një aleat në komunitetin transatlantik.” – ka thënë kancelari Scholz.