Policia arreston një person në mes të rrugës në Ferizaj (VIDEO)

Festa e Pavarësisë nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme për një person në Ferizaj.
Teksa të tjerët po festonin duke u rënë borive të makinave, një person ka përfunduar në pranga nga ana e policisë.
Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se si policia e arreston të dyshuarin, të cilin pastaj e bartë deri te vetura e policisë.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij arrestimi.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.