11:58 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përfundon protesta e qytetarëve për rrymën, ata paralajmërojnë protesta tjera (Foto)

(I plotësuar) – Përfundon protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Organizatorët kanë thënë se do të njoftojnë për protestën e radhës nëse su permbushen kerkesat.
………………………………..
(I plotësuar) Qytetarët po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës mos ta miratojë rritjen e çmmit të rrymës.
Elza, një qytetare ka thënë se janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë që po i bëjnë institucionet, raporton Indeksonline.
“Çmimi i energjisë po rritet çdo herë e më shumë edhepse është nënshkruar marrëveshja për termocentralin e ri. Pak kemi pagu për  veriun tash edhe për ndërmarrjet private. Andaj nuk do të paguajmë asnjë cent më shumë”, ka thënë ajo, duke shtuar se kërkojnë hetimin e lidhjes së ZRRE-së me KEDS-in. 

 

 

 

………………………..

Numër i madh i qytetarëve protestojnë kundër rritjes së çmimit të rrymës (Foto)

(I plotësuar)- Numri i qytetarëve që janë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike po vazhdon të rritet.

Ata janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës dhe po mbajnë pankarta në duar, raporton Indeksonline.

…………………………………

LIVE Nis protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës (Foto)

Ka nisur tashmë protesta e organizuar nga një grup qytetarësh kundër  rritjes së çmimit të energjisë elektrike, raporton Indeksonline.

Ata po mbajnë në duar pankarta me shkrime si “Spaguaj ma shumë”, “Pak për veriun tash edhe për juve”, “As ni cent ma shumë” etj. /Indeksoline/

 

 

Temat: