75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / AR

‘Çmendet’ dhëndri në Pogradec, dhunon vjehrrën e tij

Policia e Pogradecit ka nisur hetimet ndaj shtetasit G. L pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas burimeve zyrtare, ai akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vjehrren e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. L., banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës së tij.” njofton policia.