75 Mall Live Search
08:43 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

Guardiolës s’i bëhet vonë për Fodenin

Pep Guardiola, i ka bërë me dije Phil Foden dhe lojtarëve të tjerë se nuk e kanë vendin e sigurtë në formacionin bazë të tij.

“Phil Foden duhet të garojë me Mahrez i cili po ka paraqitje shumë të mira, si dhe lojtarët tjerë. Është garë. Çka mund t’i them atij është që të mos frustrohet, por të performojë sa më mirë që mundet. Pas asaj, do të jetë më lehtë.”, tha Guardiola për Beanyman Sports.

Anglezi edhe pse nuk i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet nga fillimi deri në fund, cilësohet si pjesë e rëndësishme e ekipit nga trajneri spanjoll.