75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

Ky pritet të jetë transferimi “bombastik” i Llapit të Batatinës

Tahir Batatina ka paralajmëruar mbrëmë një transferim bombastik për Llapin që pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme. Suad Sahiti me shumë gjasë do të jetë “bomba” e Batatinës.

Suad Sahiti është lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me skuadrën e Shibenikut në Kroaci dhe aktualisht është futbollist i lirë.

Sahiti ishte i suspenduar 6 muaj nga skuadra kroate ngase kishte refuzuar kontratën e re për shkak të uljës së pagës nga Shibeniku.

28 vjeçari ka përvojë ndërkombëtare ngase më parë ka luajtur edhe te Zrinjski, ëisla Plock, Septemvri Sofia, Larisa, Skënderbeu e Rabotniçki./Indeksonline/