Pas 8 vitesh Mascherano ikë nga Barcelona, në janar te kjo skuadër
Javier Mascherano do të largohet nga Barcelona pas 8 vitesh të suksesshme te kjo skuadër. Ylli argjentinas ka arritur marrëveshje me skuadrën kineze, Hebei Fortune.
Barcelona do të përfitojë 10 milionë euro nga shitja e tij.
Mascherano do të marrë pagë tre herë më të madhe te Hebei se sa që ka tani te skuadra katalonase.
Masche pritet të jetë i Barcës deri në fund të muajit janar./Indeksonline/