75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / B O

17 vjeç dhe 221 centimetra i gjatë, ky është spanjolli që po e kërkojnë në NBA

Kampi Global i Basketbollit pa Kufij ka përzgjedhur 12 basketbollistë nga mbarë bota që pritet të jenë premtues në NBA.

Në mesin e tyre është edhe një 17 vjeçar që ka gjatësi rekorde prej 221 centimetrash.

Aday Mara është basketbollisti që ka marr vëmendjen e skuadrave të NBA.

LeBron James e ka përshkruar atë si një alien dhe që synon të jetë numri një në draftin e NBA në vitin 2023.

“Unë mendoj se ai ka një mundësi të shkëlqyer për të arritur në NBA. Shumë skuadra tashmë i kanë vënë syri dhe kemi besimin se mund të jetë një yll i madh në NBA” ka thënë Chris Ebersole, drejtor i Operacioneve Ndërkombëtare të Basketbollit në NBA./Indeksonline/