Oyarzabal në histori të Spanjës, bëhet lojtari më i shpejt që shënon dy gola!
Sulmuesi Mikel Oyarzabal ka shkruar historinë me përfaqësuesen e Spanjës në Kupën e Botës 2026.
Ai realizoi një dopietë brenda vetëm 24 minutave të para të ndeshjes ndaj Arabisë Saudite, duke u bërë lojtari më i shpejtë në histori që shënon 2 gola me “La Roja” në një ndeshje të Botërorit, shkruan Indeksonline
Me këtë arritje, ai kalon rekordin e Jose Iraragorrit, i cili kishte shënuar dopietë në 25 minuta në Botërorin e vitit 1934
Kujtojmë që përveç golit në këto 24 minuta, Mikel bëri edhe një asist./Indeksonline/

