Gjykata merr vendim për Daniel Alves

Gjykata e Barcelonës ka vendosur të mbajë në paraburgim pa kusht ish-lojtarin e Barcelonës, Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor.
Gjyqtarët kanë rrëzuar ankesën e lojtarit brazilian kundër urdhrit të arrestit të gjyqtarit hetues që e dërgoi në burg më 20 janar, pasi u pranua në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brians 2”.
Në seancën, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimës, mbrojtja e Alves iu referua apelit që ai bëri për të kërkuar lirimin e tij dhe, pasi këmbënguli se futbollisti ka argumente të mjaftueshme në Spanjë që të garantojë se nuk do të ikë.
Pavarësisht kësaj, gjyqtari ka vënë sërish në dyshim versionin e viktimës dhe ka vendosur të lë në paraburgim futbollistin e famshëm./Indeksonline/