A po transferohet te Barça? Alvarez dëshiron largimin nga Atletico
Julian Alvarez ka marrë vendim që të largohet nga Atletico Madridi.
Vendim ky të cilin e mori që një kohë, por ishte vetë klubi madrilen ai që bllokoi çdo marrëveshje për të.
Destinacioni i tij i preferuar është Barcelona, në të cilin ka arritur edhe marrëveshje personale.
“Nuk është koha për të folur për këtë, por as nuk mund të fshihem. Mundohem të jem një person i ndershëm. Fola me njerëz te Atlético Madrid dhe mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë është një transferim. Dua ta përmbush ëndrrën time”, deklaroi Alvarez.
Aktualisht, ai është në grumbullim me Argjentinën në Botëror ku po synojnë që të mbrojnë titullin e fituar në vitin 2022./IndeksOnline/

