Më në fund, erdhi një lajm i bukur nga Enca!

Si çdoherë, janë paraqitjet e saj ato të cilat marrin vëmendje mediatike.
Këngëtarja Enca edhe ditën e sotme u kujdes që të bie në sy por duke përcjellë një lajm që e prisnin të gjithë, shkruan Indeksonline.

Me një foto ku shihet e veshur (pasi që shumicën e rasteve ekspozon asetet trupore) vendosi t’i bëj vetes një dedikim “bombastik”.
“TRONDITESE! ENCA POSTON FOTO VESHUR”, shkroi ajo, pjesë e cila gjithmonë komentohet si nga fansat poashtu edhe në media.

Ndërsa në imazhin e dytë zbuloi se ka gati projektin e ri muzikor, i cili sipas lajmërimit të saj pritet që të publikohet së shpejti.

Se çfarë po sjellë kësaj radhe mbetet të zbulohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/
