75 Mall Live Search
18:54 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / k.v

Kulla ikonë e Deçanit, shndërrohet në muze etnologjik

Kulla ikonë e Deçanit, një nga objektet më të vjetra e të rralla të mbetura në atë rajon, është shndërruar në muze etnologjik.

Përmes artefakteve të ekspozuara, aty rrëfehet historia, kultura dhe jeta e familjeve tradicionale të rrafshit të Dukagjinit, transmeton Klankosova.tv.

“Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit, financuar nga BE, implementuar nga UNDP teksa është përuruar në kuadër të programit të Qeverisë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMKRS.MKOS.MCYS%2Fposts%2F586539296852803&show_text=true&width=500