75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Kështu duket tabela e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar tre ndeshjet e pata të javës së 21-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e ditës u zhvillua mes Prishtinës dhe Dritës, përfundoi me fitoren e mysafireve me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Me të njëjtin rezultat, Gjilani e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Drenicës.

Ndërsa ndeshja mes Malishevës dhe Ferizajit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Pas ndeshjeve të sotme, Drita ka marr kryesimin e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 44 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Ballkani që nesër luan si mysafire e Trepçës ’89.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 27 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva me 21 pikë, Drenica 20 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 18 pikë./IndeksOnline/