75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / AR

Seanca nis me një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit.

Në fillim të seancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime edhe për familjet e viktimave të aksidentit në Ferizaj të mërkurën, ku vdiqën katër persona.