Habit kompania e njohur, prezanton koleksionin e ri me 200,000 kuti prezervativë në sfond

Diesel ka habitur të pranishmit me sfondin në shfaqjen e tyre në Javën e Modës në Milano.
Marka e njohur italiane prezantoi koleksionin Vjeshtë-Dimër 2023 në një sfond me një mal gjigant me 200,000 kuti prezervativë.

“Ne na pëlqen të luajmë në Diesel dhe e kemi seriozisht,” tha drejtori artistik Glenn Martens në një deklaratë. “Argëtohuni, respektoni njëri-tjetrin, jini të sigurt”.
I gjithë koleksioni u frymëzua nga tema e lirisë, kënaqësisë dhe kuriozitetit për të eksperimentuar.
Që kur u bë drejtor artistik në tetor 2020, stilisti belg e ka drejtuar Diesel – i njohur prej kohësh për marketingun provokues dhe xhinset luksoze – drejt modeleve më eksperimentale.


