Ndeshje dramatike në NBA, shënohen 351 pikë (VIDEO)

Një ndeshje e zjarrtë është zhvilluar në mbrëmjen e së premtes në elitën kryesore të basketbollit në Planet – NBA, ku u shënuan plotë 351 pikë.
Sacremento Kings triumfoi për një pikë ndaj Los Angeles Clippers, me rezultat 176-175.
Loja ishte e barabartë qysh nga çereku i parë, pasi u mbyll me shifrat 40-40, teksa në të dytin, Clippers për një nuancë ishin më të mirë duke e fituar këtë periodë me rezultat 40-36.
Edhe në çerekun e tretë, Clippers ishin më të mirë duke e mbyllur këtë çerek me shifrat 37-34. Në çerekun e katërt Sacremento u kthye duke fituar me rezultat 43-36, kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdimin e parë, rezultat ishte i barabartë 11-11, çka u deshën vazhdimet e dyta. Në vazhdimin e dytë, Sacremento Kings i mjaftoi ta fitonte për një pikë 12-11, për rezultatin përfundimtar 176-175.
Më i dalluari në fitoren e Kings, ishte De’Aaron Fox me 42 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime dhe Malik Monk me 45 pikë, gjashtë asistime dhe dy kërcime.
Ndërsa te Clippers më i miri ishte Kaëhi Leonard, me 44 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.
Ndryshe, kjo është vetëm hera e dytë në histori të NBA, që shënohen 351 pikë.