75 Mall Live Search
16:39 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / MSH

Përplasje në BBVK, Stresi i thotë Melisës “mos u viktimizo çapkëne”

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Melisa i ka adresuar disa kritika banorit tjetër të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Stresit.

E gjitha erdhi si rezultat i një komenti të Stresit, derisa Melisa ishte e shtrirë, e rep artisti, sipas saj i ka thënë “mos më provoko”, duke iu referuar formave trupore.

Ajo e ka lidhur këtë me shuplakën që Stresi ia kishte dhënë Xhulit në prapanicën e saj.

“Nuk të kam bërtitur dhe mos u viktimizo ti gangstere e çapkëne”, i ka thënë Stresi pos tjerash Melisës.