75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Prishtina në epërsi ndaj Llapit, Dukagjini befason Ballkanin

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të xhiros së 22-të në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Në derbin e javës mes Llapit dhe Prishtinës, skuadra nga kryeqyteti ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golave, shkruan IndeksOnline.

Albin Prapashtica në minutën e 41-të dhe Ermal Krasniqi në 45+2, shënuan golat për Prishtinën.

Në Suharekë, kampioni në fuqi, Ballkani është duke pësuar humbje 1-0 nga Dukagjini.

Golashenues ishte Oto John nga penalltia në minutën e 18-të.

Ndërsa pjesa e parë në ndeshjen Gjilani – Trepça ’89, përfundoi me rezultat 0-0./IndeksOnline/