Manchesteri i madh po rikthehet, fiton titullin e parë sivjet

Manchester United e ka fituar titullin e parë për vitin 2023.
Djajtë e Kuq janë stolisur me trofeun EFL pasi në finale mposhtën Newcastlen me rezultat 2-0 në ndeshejn që u zhvillua në Wembley të Londrës.
Golat për Manchesterin i shënuan Casemiro në minutën e 33-të dhe një gjuajtje të Rashford e devijoi Botman.
Ky është trofeu i gjashtë i Manchesterit në këtë garë dhe qëndron e treta pas Liverpoolit (9) dhe Manchester Cityt (8).
Manchester United është në garë edhe në Europa League, Fa Cup dhe matematikisht është në garë edhe për Premierligë. /IndeksOnline/