75 Mall Live Search
08:42 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / B O

Aksidenti i rëndë mbrëmë në Prishtinë, mësohet numri i të lënduarve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Prishtinë. Dy vetura janë përplasur afër te rrethi i QKUK-së në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se pesë persona janë lënduar nga ky aksident.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës./Indeksonline/