75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / kutia

Fat në fatkeqësi, kjo është gjendja shëndetësore e pesë të lënduarve që u aksidentuan mbrëmë në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Prishtinë.

Dy vetura janë përplasur afër te rrethi i QKUK-së në rrugën “Fehmi Lladrovci”, kështu duke mbetur të lënduar pesë persona.

Fatmirësisht ata kishin pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore mbrëmë, janë liruar nga spitali.

‘’Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, si pasojë e aksidentit. Pas ndihmës mjekësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, janë liruar për në shtëpi’’,  ka thënë për IndeksOnline zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. /IndeksOnline/