75 Mall Live Search
08:09 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

“Shumë paqartësi”, Çitaku me mëngjes del me status për marrëveshjen e Brukselit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi.

E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë.

Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

May be an image of text that says 'Proceeding from the historical facts and without prejudice to the different view of the Parties on fundamental questions, including on status questions, Desirous to create the conditions for of the people, cooperation between the Parties for the benefit Have agreed as follows: Article 1'