75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / AR

A do të bëhet pjesë e “Big Brother Vip”? Jul Deda zbulon gjithçka

“Big Brother Vip” është temë diskutimi kudo. Personazhe të ndryshme përfliten për t’u bërë pjesë, ndaj pyetja nuk mungon. Kështu ka ndodhur dhe me Jul Dedën në një “Ask me a question”.

Ai u pyet nga njerëzit se përse nuk u bë pjesë e këtij formati. Aktori pranoi se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë, mirëpo iu desh ta refuzonte për shkak të arsyeve personale.

“Kisha ftesë për të hyrë kësaj radhe, por ishte e pamundur për arsye personale, të shohim herës tjetër…mbase.”, ka shkruar ai.