75 Mall Live Search
20:25 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / C E

Roma mposhtet nga skuadra e fundit, ‘skuqet’ Mourinho

Roma ka bërë një gabim në rrugën drejtë pozitave evropiane në tabelën e Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti Italian është mposhtur nga skuadra e fundit në tabelë, Cremonese me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Golat për vendasit i shënuan Tsadjout në minutën e 17-të dhe Ciofani në minutën e 82-të nga pika e bardhë.

Për Romën, golin e vetëm e shënoi Spinazzola në minutën e 71-të.

Në pjesën e dytë, Roma ishte pa prezencën e Mourinhos pasi portugezi u ndëshkua me të kuq.

Roma mbetet në vendin e pestë me 44 pikë, derisa Cremonese ngjitet në vendin e 19-të me 12 pikë. /IndeksOnline/