75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / MSH

Rritet numri i rasteve me COVID, MSh u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja të COVID-19.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rëndë të sëmundjes.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre” thuhet në njoftimin e MSh-së.