75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Limaj vazhdon takimet me Lushtakun e Nurën, kësaj radhe në komunë

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura së bashku me nënkryetarin e kësaj komune Sami Lushtakun, ditën e  sotme janë takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Nura ka thënë se ndaj Limajt shpreh mirënjohje për solidaritetin që ai kishte dhënë gjatë kohës kur qyteti i Skenderajt u përball me vërshimet e janarit.

Postimi i plotë:

Mirëpritem bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ndaj të cilit shpreh mirënjohje për konsideratën dhe solidaritetin me gjendjen e shkaktuar nga vërshimet e 19 janarit.