Komuna e Prishtinës nesër bëhet me drejtori të ri, ja kush pritet të emërohet në krye të saj

Komuna e Prishtinës do të bëhet me një drejtori të re.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimin dërguar medieve, ku thuhet se kryetari i komunës, Përparim Rama do të mbaj nesër një konferencë për media, me ç’rast do të bëjë publike themelimin e kësaj drejtorie.
Në anën tjetër, burime të IndekOnline bëjnë me dije se në krye të kësaj drejtorie do të jetë, Lulzim Fushtica.
Fushtica do të emërohet drejtor në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca.
Fushtica më herët ka qenë koordinator nacional në Qeverinë e Kosovës, për Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.