75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 02 Mars 2023 / MSH

Aksioni për rastin “Brezovica”, deklarohet Prokuroria

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është duke realizuar një aksion të rrjedhur në kuadër të hetimeve, lidhur me rastin “Brezovica”.

Aksioni është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, ATK-në dhe Doganën, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”, “Detyrimi”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informojë në vazhdimësi lidhur me këtë aksion” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.