75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 02 Mars 2023 / LB

Ish këshilltari i Thaçit: Nuk po ma prish ditën Kurti, po Ramushi: Nga king po bëhet kingj

Ismail Syla, ish këshilltar i presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në prag të Epopesë së UÇK-së, nuk po ia prish ditën Albin Kurti, i cili nga ujk po bëhet dele, por, Ramush Haradinaj, i cili, sipas tij, po bëhet nga king në kingj.

Kjo deklaratë e Sylës vjen pasi ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur fajin në drejtim të PDK-së dhe LDK-së për nënshkrimin e marrëveshjes së Asociacionit.

“Në qeverisjen time, ne kemi përgatitur opsione se si do të dukej Asociacioni por jemi frikësuar çdo here me dhënë përpara. Ajo ideja se po të ishte kryer Asociacioni më herët, kishim fituar në kohë, ka qenë me rrezik. Pra, ne jemi frikësuar si dhe ata që e kanë nënshkruar. Jemi frikësuar se nëse e zbatojmë marrëveshjen jo për një marrëveshje finale, atëherë cfarë kemi me dhanë na? Na u bëjke pyetja, çka jepni ju?”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.