75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 02 Mars 2023 / L K

Itali: Gjendet në kamion 350 kilogramë drogë, arrestohet shqiptari

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali.

Në kamionin e tij u gjetën hiç më pak se 350 kilogramë drogë.

Sasia e substancave narkotike përfshin 250 kilogramë hashash dhe 100 kilogramë marihuanë.

Sipas mediave italiane, policia e kishte ndaluar kamionin për një kontroll rutinor, por e kishin vërejtur sjelljen e çuditshme të shqiptarit dhe më pas kishin nisur kontrollin e detajuar të mjetit transportues, shkruan ANSA.

Siç raportohet droga ishte gjetur e kamufluar në kutitë të cilat ishin të vendosura në mes të mobiljeve.