Hill: Tani është edhe më urgjente zgjidhja e çështjes së Asociacionit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia në takimin në Bruksel kanë treguar se janë “shumë seriozë për të ecur përpara”, dhe se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “më urgjente”.
“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët e Kosovës) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, ka thënë Hill për agjencinë serbe të lajmeve Beta.
Ai ka shtuar se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes.
Hill gjithashtu ka thënë se të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.