75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 03 Mars 2023 / k.v

Arrestohet një person për dhunë në familje, mbante dy revole në shtëpi

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi është realizuar mbrëmë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes./IndeksOnline/