75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 03 Mars 2023 / B O

“Kryqëzohet” Kiara Tito, moderatorja feston pajtimin me Luizin me këngën e Butrintit

“Lufta” mes Kiarës dhe Luizit përfundoi, mirëpo sulmet e fansave ndaj moderatores, jo. Së fundmi në rrjet po bën xhiron një video e cila ka shkaktuar një revoltë të madhe te ndjekësit.

Në videon në fjalë, Kiara shihet teksa pasi u pajtua me Luizin e lumtur po “festonte” me këngën e ish-partnerit të saj, Butrintit.

E teksa ishte duke fshirë në dhomën e gjumit, moderatorja filloi të këndonte këngën “Dale, dale”.

Ndoshta e gjitha ka qenë jo qëllimisht dhe Kiara e ka kënduar si një këngë që i pëlqen shumë, mirëpo fansat nuk e kanë parë në këtë kënvështrim dhe kanë “shpërthyer” në komente.