Firmino e informon Jurgen Kloppin se në verë largohet nga Liverpooli

Roberto Firmino do të largohet në verë nga Liverpooli. Sulmuesi brazilian e ka informuar Jurgen Kloppin se nuk do të vazhdojë kontratën dhe se në verë do të ndahet me Reds.
Sulmuesi brazilian nuk është i kënaqur me minutazhën dhe dëshiron të ndërrojë ambient.
Lajmi konfirmohet nga mediat gjermane, të afërta me agjentin e futbollistit./Indeksonline/