75 Mall Live Search
15:37 / E Premte, 03 Mars 2023 / B O

Guardiola zbulon pasardhësin e tij te Manchester City

Pep Guardiola ka thënë se Vincent Company do të jetë trajner i Manchester Cityt në të ardhmen. Pak ditë para ballafaqimit të tyre në FA Cup, trajneri spanjoll ka bërë këtë parashikim.

“Vincent Kompany do të jetë menaxher i Man City një ditë. Mendoj se është e shkruar dhe do të ndodhë një ditë. Herët a vonë, ai do të drejtojë Cityn por nuk e di se kur. Unë kam folur me të dhe jam bindur se ai e njeh klubin” ka thënë Guardiola.

Ish-kapiteni i Manchester Cityt po e drejton me sukses të madh Burnleyn dhe është afër inkuadrimit në Premierligë.

Me insistimin e Companys, Burnley kishte siguruar në portë edhe kosovarin Aro Muriq./Indeksonline/