Vitia takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka pritur në takime Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.
Në takimin me Ambasadorin e Turqisë, Tunç Angili, Ministri Vitia përveç urimit për detyrën e re e falemnderoi për donacionet e shtetit turk në periudhën e pandemisë, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Nga ana e tij, Ambasadori Angili e falenderoi Ministrin Vitia për mikpritjen dhe ofroi bashkëpunim e shtetit të tij edhe në të ardhmen në sektorin e shëndetësisë.