75 Mall Live Search
19:36 / E Premte, 03 Mars 2023 / MSH

Stresi thotë se Artani do eliminohet nga shtëpia: Ka bërë lojë të pistë

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi në një bisedë që kishte me Andin, ka thënë se banori tjetër i kastit, Artani ka bërë lojë të ndyrë së fundmi.

Madje, Stresi ka shtuar se Artani do të jetë i eliminuari i mbrëmjes, sipas tij.

“Artani ka bërë lojë shumë të fëlliqur dhe ai do të dalë. Është mendimi im personal dhe ia kam thënë edhe atij mbrëmë”, ka thënë pos tjerash Stresi.