75 Mall Live Search
18:20 / E Diele, 05 Mars 2023 / AR

Dafina Dauti publikon këngën emocionale ‘Çikat e mija’, dedikim për vajzat e saj

Këngëtarja Dafina Dauti ka publikuar këngën e re.

Ajo në kanalin Youtube ka hedhur projektin e titulluar ‘Çikat e mija’, që ua ka dedikuar vajzave të saj.

Kënga është realizim i Besnik Qakës sa i përket muzikës dhe orkestrimit, kurse, teksti u shkrua nga Arben Beha.

‘Çikat e mija’ u finalizua edhe me klip nga Time Pictures.

Kur jemi te klipi, videoja tregon qartazi se si këngëtarja ka vuajtur kur ka qenë larg vajzës së saj dhe gëzimin pas ribashkimit.