75 Mall Live Search
19:31 / E Diele, 05 Mars 2023 / AR

Vdekja e 57 personave pas aksidentit tragjik me tren, grekët vazhdojnë protestat!

Protestat në Greqi po vazhdojnë të vijojnë për aksidentin hekurudhor që la të vdekur 57 persona.

Qindra protestues, pasditen e sotme, kanë shprehur revoltën e tyre në rrugës e Selanikut.

Tubimit i janë bashkuar edhe sindikatat e hekurudhave dhe punëtorët e metrosë.

Indeksonline ka realizuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes:

Theksi i paknaqësisë ishte rreth kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Kujtojmë se Qeveria ka thënë se një hetim i pavarur do të japë drejtësi.

Ndërsa, 3 ditë zie kombëtare janë shpallur në të gjithë vendin pas incidentit, në të cilin një shërbim pasagjerësh u përplas kokë më kokë në një tren mallrash, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se “gabimi tragjik njerëzor” ishte fajtor për katastrofën.