75 Mall Live Search
08:33 / E Martë, 07 Mars 2023 / L K

Prizren, digjet një stallë më ushqim për bagëti

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, fshatin Lubizhdë është djegur një stallë e cila ishte e mbushur me ushqim për bagëti.

Rrethanat e djegies ende nuk dihen, ndërsa rasti shkon nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se stalla e tij e cila ishte e mbushur me ushqim për bagëti është djegur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, raporton IndeksOnline.