75 Mall Live Search
14:26 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Begaj: Ka ardhur koha që Kosova të jetë në NATO

Presidenti i Shqipёrisё Bajram Begaj konsideron se ka ardhur koha, kur duhet tё konsiderohet mundësia e përfshirjes sё Kosovës nё strukturat e NATO-s.

“Republika e Kosovës ёshtё shtet sovran edhe i pavarur me vizion për integrime në familjen euro atlantike. Vlerësojmë maksimalisht angazhimin e NATO-s në rajon dhe tё KFOR-it si garantues i paqes në Kosovë dhe rajon. Po kalojmë një kohë kur nevojiten vendime të guximshme. Koha që të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike“, ka deklaruar presidenti shqiptar, i cili pёr herë tё parё vizitoi selinё e NATO-s ku bisedoi me sekretarin e pёrgjithshёm, Jens Stoltenberg.

Skur Begaj, ashtu edhe bashkëbiseduesi i tij Stoltenberg shprehen shqetësimet pёr shkak tё veprimtarisë ruse nё Ballkanin Perёndirmor ku, siç u tha, po rrezikohen edhe interesat e rajonit dhe vet NATO-s.

Ata gjithashtu përkrahen procesin e dialogut Kosovё-Serb,i i cili duhet tё çoj drejt normalizimit tё raporteve tё kёtyre dy vendeve.

Nё kёtë rrafsh shefi i Alenacёs Veriatlantike, Jens Stoltenberg mirëpriti takimin e javes sё shkurar nё mes tё kryeministrit tё Kosovёs, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.