Punëtori në Viti bie nga skelet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor në Viti ka rënë nga skelet derisa ishte duke punuar.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar , nga pakujdesia ka rënë nga skelet (rreth 3 metra lartësi) me ç ‘rast i njejti ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar ne Spitalin e Gjilanit e me pas ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/