17:55 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet skeleti i një burri, e kishte zënë guri duke ikur (Foto+16)

Të martën, arkeologët kanë zbuluar skeletin e një viktime që vdiq duke u përpjekur të largohej nga shpërthimi i malit Vesuvi në vitin 79 pas Krishtit.

Personi ishte shypur nga një gur i madh duke u përpiqur të shmangë shpërthimin.

Arkeologët vunë në dukje se burri ishte rreth 30 vjeç dhe kishte gjasa të vuante nga një infeksion kockash që ka penguar ikjen e tij.

Zyrtarët në vendin arkeologjik të Pompeit nuk kanë arritur të gjejnë kokën e tij./Indeksonline/

Temat: