Dhurata e veçantë që Abdixhiku i bëri Edon Zhegrovës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u takua këtë të martë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Takimi mes tyre ndodhi në Paris, atje ku sulmuesi i Lille e priti politikanin kosovar, shkruan Gazeta Express.
Mes tjerash, ata kanë shkëmbyer edhe dhurata me njëri-tjetrin.
Përmes një fotografie të publikuar në “Instagram”, Zhegrova zbuloi se mori si dhuratë një helmetë ilire.
23-vjeçari e vlerësoi këtë si dhuratë të çmueshme, për çka edhe falënderoi Abdixhikun.
