Grubi: Çast historik, u vendosen nënshkrimet në marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar se janë vendosur nënshkrimet në Marrëveshjes mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.
Grubi ka njoftuar se 1.3 miliardë euro është vlera e përgjithshme e investimit të këtyre projekteve që nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra, edhe atë autostrada të reja me nga tre korsi në akset rrugore:Tetovë – Gostivar – mbi 17 km, Gostivar – Bukojçani 30.3 km, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë rreth 22 km dhe Prilep – Manastir rreth 40 km.
Postimi i plotë:
ÇAST HISTORIK!
✒️U vendosën nënshkrimet në Marrëveshjen mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!
Kur e filluam këtë proces me bashkëpunëtorët e ekzekutivit ishim plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që duheshin tejkaluar, për punën e madhe që duhej bërë, besonim në sukses dhe ja ERDHI DITA që të rrumbullakësojmë edhe hapin e fundit juridik me të cilin fillojmë realizimin e investimit më të madh kapital në historinë e vendit, të një rëndësie jetike për zhvillimin e vendit dhe mbarë rajonit.
📋1.3 miliardë euro është vlera e përgjithshme e investimit të këtyre projekteve që nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra, edhe atë autostrada të reja me nga tre korsi në akset rrugore:
👉🏻Tetovë – Gostivar – mbi 17 km
👉🏻Gostivar – Bukojçani 30.3 km
👉🏻Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë rreth 22 km
👉🏻Prilep – Manastir rreth 40 km.
🤝🏻Shpreh mirënjohje për angazhimin e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces historik dhe falënderim ndaj Ambasadës së 🇺🇸 për përkrahjen e madhe!