Humbja turpëruese dhe eliminimi në Ligën e Kampionëve i kushton me shkarkim trajnerit

Scott Parker është shkarkuar nga posti i trajnerit të, Club Brugge.
Kjo vie pasi klubi belg mbrëmë ka pësuar humbje të thellë nga Benfica me rezultat 5-1, shkruan IndeksOnline.
TalkSport raporton se Parker është larguar nga klubi më pak se tre muaj pasi u emërua në këtë rol më 31 dhjetor të vitit të kaluar.
Me këtë humbje Club Brugge është eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7-1./IndeksOnline/