75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 09 Mars 2023 / Gj. Sh

Roma tregon forcën ndaj Sociedadit në Europa League

Roma ka shënuar fitore kundër Real Sociedadit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Europa League.

Rezultati përfundimtar në ”Olimpico” ishte 2-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Stephan El Shaarawy në minutën e 13-të të ndeshjes.

Fitoren skuadrës së Romës ja siguroi futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, i cili shënoi me kokë në minutën e 87-të.

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme më 16 mars në spanjë./IndeksOnline/