Gresa eliminohet nga BBVK

Sonte është duke u mbajtur gjysëmfinalja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Teksa më herët u eliminua Bruno nga ky spektakël, publiku ka vendosur që në gjysëmfinale duhet të ndërpritet edhe rrugëtimi i Gresës.
Modelja e njohur është bërë pjesë e këtij reality-show qysh në ditën e parë.
Kujtojmë që akoma në garë për finalen e madhe janë: Vedati, Stresi, Xhuli, Mbresa dhe Artani.